Ngjarjet e ditës: 30 gusht 2022

  • 09:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, Kryqi i Kuq ekspozon 35 fotografi të realizuara me familjarët. (Sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban konferencë për medie lidhur me rastin e fundit të dhunimit seksual të të miturës 11 vjeç. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    USAID-i mban takim prezantues me organizatat e shoqërisë civile dhe mediet. (Ish-zyra e Ambasadës Amerikane, Arbëri)

  • 10:30

    Presidetja Vjosa Osnani dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Obelisku para Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Protestohet kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. (Para Teatrit Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm. (Sheshi “Skënderbeu”)

  • 13:00

    Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ua dhuron çelësin e një zyreje të siguruar për nevojat e Shoqatës së të Pagjeturve të Kosovës. (Objekti i vjetër i Komunës) 

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate mban një aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) prezanton publikimin “Memorializimi, roli dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”. Pas prezantimit do të pasojë një debat rreth kulturës së memorializimit në Kosovë dhe rajon. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sylejmani”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryeministri Albin Kurti takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Bëhet promovimi i librit “Fëmijëri të rrëmbyera”, realizuar nga forumZFD – Programi në Kosovë dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 19:00

    Në Krushë të Madhe përkujtohen familjarët e zhdukur në luftë, 25-26-27 mars 1999, ku në shenjë respekti për ta do të ndizen 64 flakadanë. (Krushë e Madhe, Rahovec)

Kalendari Arkiv