Ngjarjet e ditës: 10 maj 2023

  • 09:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon garën e diturisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. (Gjimnazi “Eqrem Çabej”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 09:00

    ForumZFD dhe Oral History Kosova prezantojnë dhe kontekstualizojnë hulumtimin dhe ekspozitën e tyre mbi grevën e minatorëve të Stantërgut në vitin 1989. (Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës)

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Shtëpia e Bardhë)

  • 10:00 - 12:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Prishtina me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 12:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Mitrovica veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2023; Raportin vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR KS), mban konferencën e publikimit të “Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:30

    Protestojnë punëtoret e ndërmarrjes regjionale KRM “Pastërtia”. (Para zyrës qendrore të kësaj ndërmarrje, Ferizaj)

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së shkollës profesionale të TIK-ut “Beetroot Academy”. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan)

  • 11:00

    Në 8-vjetorin e rënies, organizohen homazhe për nderë të Beg Rizaj. (Shtatorja Beg Rizaj, Kompleksi Memorial – Gllogjan)

  • 12:00

    Universum International College – UNI organizon Panairin më të madh në Kosovë të Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit. Marrin pjesë 70 biznese dhe organizata, 6 ambasada të huaja si dhe 72 përfaqësues nga 41 universitete, nga shtete të ndryshme të Evropës. (Kampusi i UNI, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Shoqata “Thirrjet e Nënave” organizon homazhe në kodrën e Çabratit dhe viziton shtëpinë e Skyfter Sharanit. (Gjakovë)

  • 13:00 - 16:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 - 16:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me kryesuesin e grupit punues për hartimin e Listës Esenciale të Barnave, Driton Vela, mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për herë të parë në Kosovë, gjatë muajit maj hapë ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë)

  • 18:00

    Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet ligjëratë dhe diskutim me Dr. Alexandra Millner si pjesë e Festivalit të Letërsisë Zana. (7 Arte, Mitrovicë)

Kalendari Arkiv