Ngjarjet e ditës: 10 nëntor 2022

  • 09:30

    Dita e tretë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban seancën plenare të radhës. Në rend dite janë 20 pika, përfshirë shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual etj. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Bëhet hapja e Javës ”Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, e cila mbahet për nder të rënies së heroit të Kosovës Remzi Ademaj – Komandant Petriti. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon aksion simbolik në kampusin e Universitetit të Prishtinës. (Mbi parkingun nëntokësor) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe “Makerspace”. (Innovation Center, Prizren) 

  • 15:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban aksion simbolik. (Kompleksi i ri biznesor, Kampusi i Universitetit të Prishtinës)

Kalendari Arkiv