Ngjarjet e ditës: 15 janar 2024

  • 08:30

    Me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, bëhet vendosja e kurorës së përbashkët në memorial nga presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti, me prezencë të togut ceremonial të FSK-së. (Kompleksi Memorial, Reçak) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe në Kompleksin Memorial, në Reçak. (Reçak, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Marrin pjesë presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. (Shtëpia e Kulturës, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbahet seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)  ***Seanca transmetohet edhe në faqen e Facebookut të EO-s.

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Rahovecit mban seancë përkujtimore në shenjë nderimi për viktimat e krimit dhe të gjenocidit serb gjatë viteve 1998-1999, ndaj shqiptarëve në Kosovë. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

  • 10:00

    Mbahet takimin i 240-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, Kati VI)

  • 12:00

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e parë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:15

    Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon, do të mbajë një konferencë për media. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të punës 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të organizojë ndezjen e qirinjve me moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”. (Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë)

Kalendari Arkiv