Ngjarjet e ditës: 21 gusht 2023

  • 10:30

    Nis zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë. (Objekti i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini pret në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Objekti i Komunës, Gjakovë)

  • 11:00

    Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, mbahet tryezë shkencore për Eqrem Bashën. (Salla e Bibliotekës Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 11:00

    Fillojnë punimet për zgjerimin e segmentit rrugor nga “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendise”, rrugë kjo që lidhe qytetin e Gjakovës me Reken e Keqe dhe dy pikat kufitare me Shqipërinë.

  • 13:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mbanë konferencë për medie. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me trajnerë të NBA, vizitojnë kampin e basketbollit të fëmijëve. (Shkolla, ISP, Marigona Residence)

Kalendari Arkiv