Ngjarjet e ditës: 22 korrik 2022

  • 09:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij. Pas ceremonisë, Osmani pret në takim Metën, dhe në fund mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për promovimin e punësimit multietnik në institucione, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, interviston ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:30

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia e VV-së, Aktash) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dhe anëtari i Kryesisë, Dren Kukaj, mbajnë konferencë për medie. (Zyrat e PSD-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:05

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:50

    Kuvendi i Kosovës mban seancë e veçantë, me ç’rast presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, do t’u adresohet deputetëve. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 12:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet dita e dytë e Forumit të Solareve. Marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier. (Hotel Emerald)

  • 15:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dekoron me Çelësin e Kryeqytetit, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Objekti i vjetër i Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:50

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s. (Plateja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv