Ngjarjet e ditës: 3 mars 2022

  • 09:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”. (Kuvendi i Kosovës)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezë diskutimi lidhur me ecurinë dialogut Kosovë-Serbi nën drejtimin e Qeverisë Kurti. Merr pjesë dhe zv.kryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Peaceful Change initiative (PCi) ndan Çmimin për Medie, i cili vlerëson punën e gazetarëve që kanë kontribuar në publikimin e storieve për bashkëjetesën multietnike në Kosovë. (Kafeteria “Dit’e’Nat”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, KOMRA Rrjeti i Pajtimit dhe Mediacentar Sarajevë organizojnë një diskutim në nivel ekspertësh për rolin dhe praninë e medieve si provë dhe të gazetarëve si dëshmitarë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. (Përmes platformës Zoom – LINKU)

  • 12:00

    Qendra dokumentare shkencore Prishtinë organizon promovimin e librit “Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit-muhaxhirët”, vëllimi 1-7, të autorit Jusuf Osmani. (Amfiteatri i Madh- objekti i Institutit të Historisë dhe Administratës Qendrore të UP-së, rruga “Eqrem Çabej”) 

  • 15:00

    Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare (OEGjK) publikon raportin “Transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave” në Kosovë. Merr pjesë dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon ceremoninë Laureatët e Vitit 2021. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv