Ngjarjet e ditës: 23 nëntor 2023

  • 09:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit, vazhdim i mbledhjes së datës 21.1.2023. (Kuvendi i Kosovës, N225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 09:30

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mbrojtja e infrastrukturës kritike në Kosovë: Sfidat dhe mundësitë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 09:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Artin dhe Kulturën. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje takohet me Jetish Maloku, kryesues i KPK-së dhe Albart Zogaj, kryesues i KGJK-së, temë Diskutimi: Çështjet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shikuar nga këndi i institucioneve që ata përfaqësojnë. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Një komb, një ABC”. (Lapidariumi i Muzeut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Kuvendi Komunal, Podujevë)

  • 11:00

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, mban ligjëratë në Universitetin “Isa Boletini”. (Mitrovicë)

  • 13:00

    Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Prizren organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Gjithmonë midis njerëzve”, kushtuar kirurgut Shaqir Shehut që shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së. (Qendra kulturore “Evropa”, Prizren)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Federata e Golfit e Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Qendra “Libart” mban bashkëbisedim rreth temës “Njeriu, Zoti, Koha – Perspektiva Filozofike”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

  • 19:30

    Artpolis dhe DAH Teatër prezantojnë “Gratë Trojane – Replika”. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv