Ngjarjet e ditës: 13 shtator 2023

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, Hagë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra Kombëtare e Auditimit dhe  UN Women – Zyra në Kosovë, prezantojnë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti i auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; Avokati i Popullit, Naim Qelaj etj. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – “Çohu”, publikon hulumtimin “Sfidat drejt cilësisë së naftës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) mban tryezën “NO2 – Një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut”. (Restorant “Rings”, Prishtinë)

  • 10:30

    KRU “Prishtina” organizon aksion në Obiliq për shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj nga shërbimet e ujit dhe konsumatorët ilegalë. (Obiliq)

  • 11:00

    Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, mbanë ligjeratën e parë në shkolla për vetëdijësim kundër kancerit të gjirit, në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina 2023”. (Gjimnazi “Sami Frashëri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Në kuadër të PriFest-it, mbahet panel diskutimi me temën “Prezantimi i marrëveshjes së bashkëprodhimit Izrael-Kosovë”. Marrin pjesë Hajrullla Çeku, ministër i Kulturës; ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammar Ziv etj. (“Barabar Center”, “Grand Hotel”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Shpallet aktgjykimi ndaj Bedri Krasniqi i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK-ut në vitin 2004. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Lansohet aplikacioni “OneFor” për kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit. Marrin pjesë drejtori Menaxhues i “OneFor” në Kosovë, Ilir Aliu; ministri i Financave, Hekuran Murati; guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismajli etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv