Ngjarjet e ditës: 13 korrik 2021

  • 10:00 - 12:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizojnë tryezën “Dialogun për sisteme ushqimore”. Merr pjesë ministri Peci dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje; cakton ekspertët dhe grupet punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2020. I ftuar, Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja Artane Rizvanolli, për planin e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Rom Krenar në Kosovën e Lirë” e cila është pjesë e fushatës trans-nacionale në më shumë se 15 vende evropiane në kontekstin e regjistrime të ardhshëm të popullsisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 12:00

    Organizata Let’s Do It Peja mban ceremoninë e inagurimit të projektit “SEREC” – Promovimi i Ekonomisë Qarkore si Model i Qëndrueshëm për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale. (“Shkolla e Arteve, “Odhise Paskali”, Pejë)

  • 14:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Presidentja Vjosa Osmani viziton komunën e Deçanit. (Qendra e Mjekësisë Familjare, Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, mban konferencë për medie. (Objekti i komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Një delegacion i Komisionit për Ekonomi, do të vizitojë KRU “Hidrodrini” në Pejë, për t’u informuar për së afërmi lidhur me helmimin e qytetarëve të Komunës së Deqanit me ujë të pijshëm. (KRU “Hidrodrini”, Pejë)

Kalendari Arkiv