Ngjarjet e ditës: 6 mars 2022

  • 09:00

    Për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës organizon homazhe për nder të Epopesë së UÇK-së. (Varrezat e Dëshmorëve, Velani)

  • 11:00

    Prezantohet instalacioni me fotografi dhe video për ngjarjet 5, 6 dhe 7 marsit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në 24-vjetorin e formimit të njësitit të UÇK-së, Togu 1, bëhet zbulimi i Pllakës të objektit të Shtabit lokal dhe zbulimi i lapidarit të dëshmorit Kamer Spahiu. Merr pjesë dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përfaqësuesi i Familjes Jashari – Rifati etj.  (Fshati Kostërcë, Skenderaj)

  • 12:00

    Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Varrezat e Dëshmorëve, Gjilan)

  • 13:00

    Komuna e Prishtinës, Përparim Rama organizon ceremoninë e dekorimit të gazetarit të njohur britanez Vaughan Smith i cili ka prodhuar edhe filmin “The Valley” i cili paraqet luftën e fundit në Kosovë. (Objekti i Komunës së Vjetër)

  • 14:30

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se bashku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varrezat e Dëshmorëve në Koshare. (Koshare)

  • 17:00

    Mbahet akademi përkujtimore për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Merr pjesë dhe kryeministri Kurti. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv