Ngjarjet e ditës: 6 mars 2023

  • 09:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan hap ekspozitë me fotografi në shënim të 10-vjetorit të themelimit (UKZ, Gjilan)

  • 09:30

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varrezat e Familjes Jashari – Kompleksi Memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata Kosovare për Zhvillim dhe Inovacion (KADI) publikon raportin “Metodat e mësimdhënies në edukimin ligjor parauniversitar në Kosovë”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”. Merr pjesë dhe presidentja Osmani, e cila do të mbajë një fjalë.(Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, shënon 10-vjetorin e themelimit të tij. (Salla e koncerteve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”)

  • 13:00

    PSD mban aksion simbolik në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon 10-vjetorin e themelimit. Me këtë rast akademik Minir Dushi do të nderohet me titullin: “Doctor Honoris Causa”. (Kampusi universitar, objekti 1, Mitrovicë)

  • 13:30

    Organizata ETEA organizon takim mes fëmijëve dhe sociologes e poetes, Sibel Halimi, ku temë e diskutimi do të jenë çështjet gjinore në prag të 8 marsit, Dita Ndërkombëtare e Gruas. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”)

  • 17:00

    Liberal Alternative Institute dhe organizata ETEA organizojnë promovimin e librit “Paqe, dashuri, liri” zhvilluar me kontributin e Steven Pinker, Robert McDonnald dhe Radley Balka. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”)

  • 17:00

    Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv