Ngjarjet e ditës: 13 shkurt 2024

  • 10:00

    Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës. (Gjykata Speciale) ***Ngjarja transmetohet live ne Facebook.

  • 10:00

    Mbahet tryeza e pestë e sportit. Marrin pjesë ministri Hajrulla Çeku, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi etj. (Hotel “International Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 242-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Instituti i Medieve në Kosovë mban konferencën me temën “Efekti i medieve sociale në radio”, me rastin e Ditës ndërkombëtare të Radios. (Hotel “Sirius”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zyra Ndërlidhëse Greke në Kosovë mban aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Greke. (Instituti i Albanologjisë, kati 1)

  • 12:30

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha”, në Junik. (Junik) 

  • 13:00

    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Ferizajt për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, bëhet promovimi i librit “Epitafet në gjuhen osmane në regjionin e Ferizajt”, nga Farush Rexhepi. (Galeria e Arteve)

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban takim me përfaqësuesit e ZQM-së, Save the Children dhe KOMF-it. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Ferizajt për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, mbahet cemronia zyrtare ”Sportisit i vitit 2023”. (Teatri i qytetit)

Kalendari Arkiv