Ngjarjet e ditës: 19 dhjetor 2023

  • 10:00

    Zyrtarë të Teatrit Dodonës, Arkivit të Komunës së Prishtinës, Bibliotekës Hivzi Sylejmani, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit, protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i vjetër i Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbanë mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Përformancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit. (Kuvendi i Kosovës,  N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) prezanton dy hulumtime të fokusuar në integrimin gjinor në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Hotel “Emerald”)

  • 11:00

    Shoqata e Naftëtarëve mban takimin e radhës. (Zyret e OEK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Universum International College laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni de Biasi për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajningut shkencor të Kombëtares së Shqiperisë në të cilën kontribuan edhe shumë lojtarë të Kosovës. (Kampusi i UNI)

  • 11:00

    EC Ma Ndryshe  mban konferencën me temën “Implementimi i Agjendës së Gjelbër dhe turizmi i qëndrueshëm”. (DokuKino, Prizren)

  • 11:15

    Mbahet edicioni i parë i festivalit “Muzika dhe Arti si Terapi”. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 12:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bën inaugurimin e Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë. Marrin pjesë kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Zona Ekonomike Budrikë, Viti) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bënë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022. Të ftuar: Përfaqësuesit e KPMM-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bënë shqyrtimin e Raportit mjedisor për vitin 2022, shqyrtimin e Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  •  14:00

    Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ambasadorët e Edukimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 18:00

    Banka Botërore, me rastrin e dhënies së grantit për projektin Nisma mbi të Drejtën në Pronë mban konferencë për medie. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapet ekspozita “Bebëzat e Mallit”, me fotografi të Korab Krasniqit dhe kuruar nga Vesa Sahatçiu. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e ish-Rilindjes, Prishtinë)

  • 19:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon koncert festiv me sopranen Besa Llugiqi. (Salla e Akademisë)

  • 19:00

    Ambasada gjermane në Prishtinë organizon koncert për Krishtlindje. (Oborri i Kishës Katolike, Pjetërshan, Gjakovës)

Kalendari Arkiv