Ngjarjet e ditës: 14 tetor 2021

  • 09:00 - 18:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Vetëvendosje Mytaher Haskuka, zhvillojnë këto aktivitete:

    Agjenda:

    Ora 09:00 – Vizitë degës së OVL-UÇK

    Ora 15:00 – Shpërndarja e donacionit te Spitali Rajonal;
    Ora 15:30 – Vizitë te shoqata ESNAF;
    Ora 16:30 – Vizitë në Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve;
    Ora 18:00 – Tubimi i mbylljes së fushatës (Fusha sportive “Andrra”, Marash)

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të katërt ndaj ish-pjesëtarit të UÇK, Salih Mustafa. (Hagë)

  • 09:30

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Kolegjin UBT, mbajnë konferencën: Trauma ndërbrezore: Hulumtimi i bazuar në fakte mbi traumën ndërbrezore, ndikimi psikologjik dhe social i traumës. (Kolegji “UBT”, Lipjan)

  • 10:30

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Agjenda për Reforma Evropiane II”. (Hotel “Swiss Diamond”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, dhe kryetari Memli Krasniqi takohen me qytetarët e kësaj komune. (Komuna e Klinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja Daut Haradinaj mban takimin përmbyllës me qytetarë. Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Shtabi Zgjedhor, te Sheshi 21) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës mban Kongresin e dytë të Mjekësisë me temën: “Onkologjia”. (Hotel “Emerald”)

  • 18:30

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri zhvillon tubim me banorët e fshatit Stanovc i poshtëm. (Shkolla “Nazim Zhegrova”)

  • 18:30

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tybim zgjedhor.Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Restorant “Arizona”, Podujevë)

  • 18:30

    Mbahet ceremonia e hapjes së “Mirëdita, dobar dan!” (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 19:00

    Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren mban tubim përmbyllës me qytetarë. Merr pjesë kryetari Memli Krasniqi. (Parku i Qytetit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, mban konferencë për medie. (Dega e PDK-së, Skenderaj)

Kalendari Arkiv