Ngjarjet e ditës: 17 prill 2024

  • 10:00

    Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon konferencën e Donatorëve. Marrin pjesë: ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori  Përgjithshëm i i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Ismail Dibrani, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ambasadori i OSCE-së, Michail Davenport si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Edutask organizon tryezën e diskutimit “Prej Politikave në Praktikë. Shqyrtimi i progresit në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet debat me temën “Roli dhe efektiviteti i shoqërisë civile në ndërgjegjësim për çështjet dhe sfidat mjedisore në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese mjedisore”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 10:00

    Lëvizja Feministe Studentore organizon protestë për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës në të njëjtën kohë kur do të mblidhet Këshilli i Etikës së UP-së. (Para Rektoratit të UP-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Poklek. (Poklek, Drenas) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton Raportin e auditimit të Performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:20

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në 25- vjetorin e masakrës së Paklekut. (Paklek, Komuna e Drenasit)

  • 14:50

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në 25- vjetorin e masakrës së Çikatovës së Vjetër në Drenas. (Çikatovë e Vjetër, Komuna e Drenasit)

  • 18:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika  Gërvalla mban konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës)

Kalendari Arkiv