Ngjarjet e ditës: 12 mars 2024

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci etj. (Kazerma “Adem Jashari”, te objekti i ish-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton mbi gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve. Raportojnë Arbërie Nagavci, ministre e MAShTI dhe Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës; si dhe Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të UP do të protestojnë. (Para rektoratit të UP “Hasan Prishtina”)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë; themelohet Grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike etj. (Kuvendi i Kosovës, N506)

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike zhvillon diskutim mbi zbatimin e rekomandimeve, nga organizatat buxhetore. E ftuar auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, N303) 

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia” etj. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv