Ngjarjet e ditës: 26 prill 2021

  • 09:00

    FDHK mban konferencë online ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2020. (Konferenca do të mbahet, përmes platformës ZOOM)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, pret në takim ish-futbollistin e mirënjohur, kapitenin e Kombëtaresë së Shqipërisë në futboll, Lorik Cana. (Zyrat e KUK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:30

    Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, marrin pjesë në ceremoninë mikpritëse të bizneseve të para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP). (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

  • 18:00

    Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, bën promovimin e librit “But first, check the water”.  (Kino “Armata”)

Kalendari Arkiv