Ngjarjet e ditës: 14 korrik 2021

  • 09:00

    Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) rinis grevën e pezulluar nga ora 09:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Objekti i ATK-së, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj do të vizitojnë Nënstacionin e ri të Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj. (Shtëpia e Bardhë)

  • 10:00

    Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore të institucioneve ndër to edhe raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia zyrtare me rastin e vendosjes së themeleve të Fabrikës së Letrës, e cila do të punësojë persona me nevoja të veçanta. (Magjistralja Prishtinë-Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezë e rrumbullakët me temën: “Të drejtat dhe Siguria e pacientit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)

  • 10:00

    Instituti GAP mban tryezën e rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti “Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”. (HotelSwiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha mban konferencë për medie. (QKMF, Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret në vizitë Kryetarin e Bashkësisë së Vlorës, Dritan Leli. Pas takimit do të ketë deklarata për medie. (Kabineti i kryetarit) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 13:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” – i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

  • 14:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi marrin pjesë në përurimin e ndërtimeve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik. (Lagja Veternik, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • ‪15:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në rastin e Gucati dhe Haradinajt. (Hagë)

  • 16:45

    Me rastin e Festës kombëtare Franceze, Ambasada e Francës në Kosovë organizon pritje. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 19:00

    Shtëpia e Evropës organizon koncertin “Përvojë muzikore verore” – koncert i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.  Ambasadori Tomas Szunyog hap këtë event. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv