Ngjarjet e ditës: 11 gusht 2023

  • 11:00

    Mbahet debati me temën “Marrëdhënia e Qeverisë së Kosovës ndaj komuniteteve joshumicë”. Merr pjesë Elizabeth Gowing, këshilltare e Kryeministrit të Kosovës për çështje të komuniteteve. (Qendra Medial, Çagllavicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë. (Klinka e Onkologjisë në QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30 - 20:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, viziton dy komunat e Maqedonisë së Veriut.

    Agjenda:

    Ora 14:30 – Arritja në Shkup, në Komunën e Çairit;

    Ora 14:30 – Ceremonia e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit;

    Ora 16:10-16:30 – Takimi me Kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami;

    Ora 17:05 – Përurimi i rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë;

    Ora 17:30-17:45 – Deklaratë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami ;

    Ora 20:30 – 22:00 – Manifestimi mirëseardhës në sheshin “Iliria”. (Shkup, Tetovë)

Kalendari Arkiv