Ngjarjet e ditës: 10 tetor 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Autoriteti i Konkurrencës organizon konferencën “Dita e Konkurrencës – Sigurimi i përfitimeve nga konkurrenca e drejtë në Kosovë”. Merr pjesë dhe ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, ne rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, organizojnë Kongresin Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Një grup i specializantëve proteston për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. (Para Ministrisë së Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    KOK-u organizon seminarin “Shëndeti mental në sport”, që mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mental. (Hotel “Sirius”, në Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 10:00

    Klubi “Dëshira” shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim për të përmirësuar njohuritë, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprime që promovojnë dhe mbrojnë shëndetin mendor të gjithsecilit. (“Vila Gërmia”, Prishtinë)

  • 10:00

    Organizohet Punëtoria “Prezantimi i raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Republikës së Kosovës”. (Hotel “Prishtina”)

  • 11:00

    Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş. (Camp Film City, Prishtinë) 

  • 11:00

    Federata e Boksit mban konferencë me rastin e arritjes së Presidentit të Federatës Evropiane të boksit (EUBC) Ioannis Filippatos. (Shtëpia e Sporteve, Prishtinë)

  • 11:00

    Organizohet edicioni i 35-të i Festivalit të Poezisë “Malli Poetik i Kosovës”. (Biblioteka Kombëtare)

  • 11:00

    Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë organizon  simpoziumin e 12-të  tradicional. (Biblioteka Kombëtare)

  • 11:30

    Kombëtarja A e Kosovës në Futboll mban stërvitje para ndeshjes kualifikuese me Andorrën. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 11:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e formon grupin për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:30

    Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në partneritet me Sanford Medical Center Fargo, North Dakota, organizojnë kursin: Advanced Trauma Life Suppoert (ATLS). (Qendra Urgjente, Prishtinë)

  • 11:30

    Drejtori i Zyrës së Rritjes Ekonomike pranë USAID-it, Alexander Albertine, merr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

  • 12:30

    OJQ “Avonet” mban konferencë lidhur me shfuqizimin e Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Ferizajt (PZHK) nga Gjykata. (Para Komunës së Ferizajt)

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e shqyrton shkresën e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me anëtaren e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) publikon hulumtimin “Shëndeti Mendor në Kosovë: Analizë e Përgjithshme e Sistemit Publik”. (Zyra e Kosovo 2.0, Prishtinë)

  • 16:00

    Kombëtarja U21 mban stërvitje. (Kampi Nacional në Hajvali)

Kalendari Arkiv