Ngjarjet e ditës: 11 korrik 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Nxënësit e klasave të nënta i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji në të gjitha shkollat e Kosovës.

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e viziton Komunën e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idrizi. (Zyra e Kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier merr pjesë në hapjen zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë. (Zyra e “Bonevet”, Pejë)

  • 11:00

    Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT dhe UNFPA, lansojnë dokumentarit për shënimin e “Ditës Botërore të Popullsisë”. (“Kino Armata”, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bënë shqyrtimin e Kërkesës për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bënë shqyrtimin në parim Projekligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët publikë dhe Shqyrtimin e Projekligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës  për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

     

  • 11:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mban takim me shoqërinë civile dhe OJQ-të, për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë. (Hotel “International Prishtina” ,Veternik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban tryezën si vazhdimësi e dialogut social. (Kuvendi i Kosovës, salla S 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv