Ngjarjet e ditës: 30 korrik 2021

  • 10:00

    Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dheprokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit, Gjilan)

  • 12:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mban konferencë për medie. (Ministria e Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 19:30

    Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, Prishtinë)

Kalendari Arkiv