Ngjarjet e ditës: 20 tetor 2022

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, merr pjesë në “Parlamentin e dytë rural të Kosovës”. (Hotel “Sharri”, Prevallë)

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës)

  • 09:30

    Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon një konferencë dy ditore që do të hulumtojë në zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve. (Kino “Armata”, Prishtinë)

     

  • 09:45

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    ORCA viziton drejtorin e AKA-së dhe kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të diskutuar mbi anëtarësimin e AKA-së në ENQA si anëtar i asocuar. (Agjencia e Kosovës për Akreditim) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 -18:00

    Mbahet dita e dytë e panairit AGROKOS 2022, i cili mbledhë mbi 130 ekspozues organizuar nga Congress and Event Organization (CEO). (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    OJQ Aktiv organizon debatin “Në mesditë”, rreth sub-kulturës së të rinjve, klubeve të natës etj. (Kafe “Tramvaj”, Mitrovicë e veriut)

  • 13:30

    Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”, në partneritet me Ambasadën Britanike dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, prezantojnë themelimin e Mekanizmit të Referues Shumë Agjenci, për të mbështetur individët e cenueshëm që janë në rrezik të radikalizimit. (Kuvendi Komunal, Hani i Elezit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, mban konferencë për medie ku do të njoftoj për zhvillimet e fundit në UP. (Salla e Senatit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj e pret në takim ambasadorin Belgjikës në Kosovë Frederic Maurice dhe shefin e zyrës belge në Prishtinë, Julien Sassel. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

Kalendari Arkiv