Ngjarjet e ditës: 5 maj 2022

  • 08:30

    Fillon edicioni i tretë i “Garës për Gjakovë të Pastër” me mbjelljen e luleve nga ura e Islam Begut deri te “Sahat Kulla” (Gjakovë)

  • 08:30

    Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Podujevë shënon 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve me aktivitete të ndryshme. Nis me mbjelljen e 200 drunjve në Sylevicë. (Fshati Sylevicë)

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK)

  • 09:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit do të vazhdojë mbledhjen e katërt e ndërprerë me datë 29 prill. (Komuna e Rahovecit)

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa Projektligje. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 09:30

    Komisioni “Ad hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Komisionin e Pavarur të Medieve (KPM), shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës; Shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore; Shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetorepër vitin 2022; Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës; Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj etj​. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata “Kosovo 2.0” shënon Ditën e Lirisë së Shtypit, me moton “Liri shtypit”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

     

  • 10:00 - 11:00

    Komuna e Deçanit dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë aktivitete në nderim për nder të 5 dhe 6 Majit – Ditës së Dëshmorëve.

    10:00 – Seancë solemne në nderim të dëshmorëve dhe martirëve

    10:30 – Hapja e turneut tradicional “Luan Haradinaj ” në futsall

    11:00 – Homazhe pranë lapidarëve dhe varrezave në qendër të qytetit (Deçan)

  • 11:00

    Hapet Panairi i Turizmit dhe Sportit, organizuar nga CEO dhe OHT. (Pallati  Rinisë, Prishtinë). ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    Oda Ekonomike e Kosovës bën hapjen solemne të Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2022”. (Qendra e Panaireve, Shkabaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Rahovec nis shënimi i Javës Dëshmorëve. (Varrezat e Dëshmorëve në Rahovec)

  • 11:00

    Shoqata e Mamive të Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive. (Kino ABC, Prishtinë) 

  • 14:45

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht. Do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv