Ngjarjet e ditës: 26 korrik 2022

  • 09:00

    Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes mbahen homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, në sheshin e UÇK-së, në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, Reçak, Mollopolc dhe Vojnoc.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 10:00-15:00

    Dhurohet gjak vullnetar nga të rinjtë e fshatit Rashnicë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. (Xhamia e fshatit Rashnicë)

  • 10:00-12:00

    Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës zhvillon këto aktivitete:

    10:00 – Përurohet libri “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, të autorit Selatin Novosella. (Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.

    11:00 – Bëhen homazhe pranë varrit të Adem Demaçit. (Varrezat e Dëshmorëve Prishtinë)

    12:00 – Vizitohet sheshi “Adem Demaçi” dhe vendosen buqeta lulesh në gurthemelin e shtatores së Adem Demaçit.

  • 11:00

    Mbahet akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. (Shtëpia e Kulturës Shtime)

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 11:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mban konferencë për media. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me kryetarin e Partisë së Unitetit të Madh të Turqisë,  Mustafa Desteci, që është Partner i Partisë “AKParti”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:00-11:30

    Me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare e familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

    Agjenda:

    11:00 – vendosja e kurorave – Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.

    11:10 – hapja e ceremonisë memoriale- Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.

    11:15 – fjalimet

    11:30 – parakalimi i gardës dhe njësiteve policore. ***Ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.

  • 12:15

    Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, takohet me sindikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC). (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet debati me temën “Pozita dhe problemet e komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Qendra Mediale Çagllavicë)

  • 14:00

    SHFMU “Vëllezerit Frashëri” Lipjan pranon donacionin me pajisje kompjuterike nga Lidhja e Arsimit të Prindërve Shqiptarë “Naim Frasheri” Zvicër. (SHFMU “Vëllezerit Frashëri” Lipjan)

  • 19:00

    Bëhet përurimi i Instalacionit Artistik unik, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Është punuar nga autorja Stanislava Pinchuk, dhe kuruar nga Petrit Abazi, në kuadër të Manifestës 14. (Lumi Ibër, pranë Urës Kryesore, Mitrovicë)

Kalendari Arkiv