Ngjarjet e ditë: 23 korrik 2021

  • 08:45

    Kryetari Shpend Ahmeti merrë pjesë në inaugurimin e mbushësve elektrik për vetura.(“Prishtina Parking” mbrapa pallatit të Rinisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës publikon raportin “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë dhe ekspozita “Vullkani i republikës” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës. (Shkolla Fillore “Mihal Grameno”, Fushë-Kosovë)

  • 10:00

    Në kampusin universitar ta UIBM-së organizohet ceremonia e diplomimit për absolventët  2020/2021. (Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 10:50

    Bëhet shpërndarja e produkteve bujqësore për fermerë në regjionin e Prishtinës. (Kompania “Euro Fruti”, në Mramor)

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Festivalin Olimpike “Tokio 2020”, do të promovohen sportet me të cilat Kosova përfaqësohet si dhe sporte të reja olimpike, të cilat në Kosovë janë formuar viteve të fundit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

  • 11:00

    Lidhja e Historianëve të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, përkujtojnë 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan)

     

  • 12:00

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Shtabi zgjedhor i AAK-së në Prishtinë diskuton mbi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryesia e Sindikatës së Punëtoreve të ATK-së mban konferencë për mediw lidhur me grevën që po mbahet në ATK. (Qendra e shërbimit të tatimpaguesve, sheshi “Skenderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit. (Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të ditëlindjes së Fadil Vokrrit në të cilën do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Vokrri, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 20:00

    Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nisin aksion të gjerë në lokalet e qytetit të Mitrovicës për kontrollimin e lokaleve pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit. (Mitrovicë)

Kalendari Arkiv