Ngjarjet e ditës: 10 dhjetor 2021

  • 09:00

    OJQ “Ngritja e Zërit” dorëzon për herë të dhjetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet konferenca Ndërkombëtare “Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera”, e organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. (Hotel “Pashtriku”, Gjakovë)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 09:45

    Mbahet konferenca e vullnetarizmit edukativ me temë “Fuqizimi i shkollave dhe rinisë në edukimin inovativ në Evropën Qendrore dhe Lindore”. (Hotel “Theranda”, Prizren)

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën me temën “A (Pse) duhet rritur numri i inspektorëve të punës në Kosovë?!”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton rreth procesit të monitorimit të ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Open Data Kosovo ka kënaqësinë t’iu ftoj të merrni pjesë në edicionin e katërt të GOT-Data International Conference 2021. (Restaurant “Vendum”, Prishtinë)

  • 10:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) mban aktivitetin “Living Library”, në kuadër të edicionin e tetë të Javës së të Drejtave të Njeriut. (Viti)

  • 10:00

    Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB organizon konferencën ndërkombëtare për Shkencat e Sportit e cila synon krijimin e një platforme që bashkon akademikë, studiues, instruktorë fizikë, shkencëtarë të sportit, nutricionistë, psikologë, fizioterapistë, trajnerë, ekspertë të jogës, politikëbërës etj. (Qendra mediale të Kolegjit AAB)

  • 10:00

    OJQ Vullnetarët e Qytetit së bashku me Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor në komunën e Gjilanit. (Sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, Gjilan)

  • 11:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

  • 11:00

    Sindikata e re e KEK-ut proteston para ndërtesës së këtij institucioni, duke kërkuar kthimin në vendet e punës e kontratën kolektive. (Te objekti i KEK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me rastin e shënimit të 10 dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, HANDIKOS lanson fushatën “Ngom mu!”. (Zyrat e Handikos, Veternik)

  • 11:00

    Me rastin e 20-të vjetorit të vrasjes së Kosovë dhe Albert Zeqiraj, Kryetari i Komunës Ilir Ferati më bashkëpunëtor do të bëjnë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek lapidari i tyre. (Fshati Banjë, Istog)

  • 11:00

    OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) shënojë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor në Komunën e Pejës. (Qendra e qytetit, Pejë)

  • 11:00

    Qendra për Art dhe Komunitet-Artpolis organizon panel diskutimi “Rregullorja kundër Ngacmimit Seksual në UP u aprovua. Si të vazhdojmë në 2022”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)

  • 12:00

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizon aktivitetin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, mbanë konferencë për media. (Objekti i MAShTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) mban protestë “Mbroj, Promovo, Protesto!”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e Panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, për plotësimin e kuotës gjinore, si dhe raportin e Panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, nga radhët e komuniteteve jo shumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

  • 15:00

    Oda e Avokatëve të Kosovës, mban konferencë për medie. (Oda e Avokatëve të Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Bëhet promovimi i librit me poezi “Lëmsh kujtimesh e përjetimesh” të autorit Kanun Veseli. (Galeria e Arteve)

  • 18:00

    Lansohet aplikacionit Easy Albania. (“Four Points – Sheraton”, Prishtinë)

  • 18:00

    Iniciativa për Histori Gojore organizon ekspozitën e Artit të Qeramikës. (Galeria e Ministrisë së Kulturës)

  • 20:00

    Hapet aktiviteti “Prite n’Shesh”, ku do të vendosen shtëpiza, të cilat do të jenë aty deri më 31 dhjetor. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv