Ngjarjet e ditës: 12 maj 2023

  • 09:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Më Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rinj nga Gjakova, me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.(Pallati i Kulturës, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Shëndetësisë organizon promovimin e Manualit të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) mban konferencën rajonale “Arkivat dhe parandalimi i konflikteve: Mësime nga e kaluara, vizione për të ardhmen”.  (Hotel “International Prishtina”)

  • 11:00

    Lëvizja Fol publikon raportin “Performaca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022”. (Zyra e Fol, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shënohet “Java Botërore të Ndryshimit të Klimës”, përmes inaugurimit të projekteve mjedisore të hartuara nga nxënësit e Eko – Klubeve në shkollat e mesme të larta të komunës së Prishtinës.(“Medreseja Alauddin”, Prishtinë)

  • 13:00

    Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e Shkathtësive. (Pallati i Kulturës, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00 

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin në takim administratoren e USAID-it, Samantha Power; shpallin ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW. (Ndërtesa e Qeverisë, P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 19:30

    Nis edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip. (Teatri ODA, Prishtinë)

Kalendari Arkiv