Ngjarjet e ditës: 25 janar 2023

  • 09:00

    “Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Prishtinës, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Në qendër të Prishtinës)

  • 09:00

    Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KRM “Pastrimi” mban protestë paqësore. (Kompania “Pastrimi”)

  • 10:00

    Akademia Tempulli, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS dhe Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, do të organizojnë konferencën ndërkombëtare me qëllim të provimit të sigurisë rrugore dhe uljes së aksidenteve në trafik. (Hotel “Sirius”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë organizon takim njoftues me inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës mban konferencën përmbyllëse të projektit “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve”. (Hotel “Gorenje”, Veternik)

  • 11:00

    Platforma për kontroll të fakteve hibrid.info prezanton raportin e oarë për çrregullimin informativ. (Fakulteti i Filologjisë, salla 43)

  • 11:00

    Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Raportin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; Raportin e shpenzimeve të RTK-së për tetor-dhjetor 2022 dhe Programin e Shpenzimeve për janar-mars 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC, hapin zyrtarisht programin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet tryeza me temën: “Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike” të cilën e organizon Zyra e IOM në Prishtinë. (Klan Arena, ish-Fabrika e Amortizatorëve)

  • 15:30

    Iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe” mban protestë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. (Mitrovica e Veriut)

  • 17:30

    Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) prezanton arritjet e projektit “Mbështetje për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë”. Marrin pjesë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu; kryetari i Ferizajt, Agim Aliu; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv