Ngjarjet e ditës: 26 dhjetor 2023

  • 10:00

    Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF) mban konferencë për medie, ku do të flas drejtori ekzekutiv Fehmi Mehmeti, ish-guvernator i BQK-së. (Zyrat e Institutit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    INPO publikon raportin e monitorimit të kontratave të prokurimit të komunave të Kosovës me titull “Problemet endemike të tenderimit dhe menaxhimit të kontratave”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:30

    Grupi Parlametar i Partisë Demokratike të Kosovës, e dorëzon edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencën e fundvitit me media. (Zyra qendrore e IAP-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mban takimin publik me qytetarë. (Kuvendi i Komunës, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferenca me temën “Inkasim i paligjshëm i tatimit nga familja Derikraviq nga Zveçani, të cilët ia kanë shitur MTS-it kompaninë Lika d.o.o. (operator kabllor) dhe e cila merret me ofrimin e shërbimeve kabllore televizive”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:00

    Kryetarit i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mban konferencën për punën një vjeçare, arritjet dhe sfidat. (Salla e mbledhjeve, Rahovec)

  • 14:00

    Bashkia Kukës, në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”, bëjnë inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. (Pranë Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”, Kukës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, takohet me përfaqësuesit e medieve me rastin e festave të fundvitit. (Che Bar, Prishtinë) 

  • 20:00

    Partia GUXO mban takimin e fundvitit me gazetarë. (Vendum, rr. “Tringë Smajli”)

Kalendari Arkiv