Ngjarjet e ditës: 04 prill 2024

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshim plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 

  • 09:45

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 09:50

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Kjo ngjarje ka dështuar.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne në shënimi të 25 -Vjetorit të Betejës së Koshares. (Kuvendi Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare. Në rend dite është themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, organizohet ngjarje në shënim të kësaj dite, e cila organizohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Hotel “Nafron”, Prizren)

  • 18:30

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtron iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku pjesëmarrës do te jenë edhe partnerët e koalicionit parazgjedhor; Nisma, Konzervatorët, E30. Pas përfundimit të iftarit, kryetari Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit prononcohen për media. (Klan Arena, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv