Ngjarjet e ditës: 24 maj 2023

  • 09:20

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”. (Klan “Arena”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie ku do të prezantohet Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për media. (Zyrat e ORCA-s)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega në Deçan përkujton 16 dëshmoret e Batalionit Gardist Shkëlzen Haradinaj. (Kompleksi i varrezave, Gllogjan)

  • 12:00

    Universum International College organizon “Panairin Akademik dhe Festivalin e Qëndrueshmërisë së Modës”. (Universum International College, Lipjan)

  • 12:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 12:30

    Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega në Deçan takohet me bashkëluftetar të Batalionit Gardist Shkëlzen Haradinaj. (“Banan Split”)

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare me pikat e papapërfunduara të seancave të kaluara. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Vushtrrisë bën përurimin e shëtitores së qytetit. (Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me AZhR jug mban takim informues lidhur me grantet e ofruara për biznese nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

  • 14:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të renovimit të objektit me vlera kulturore/historike ish Arkiva e Qytetit – Drejtoria e Urbanizmit. (Ish-Arkivi i Qytetit, Prizren)

  • 15:00

    Familja Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton 10 martirët e Familjes Zymberi të vrarë gjatë luftës së viti 2001.  (Varrezat e dëshmorëve në Sllupçan)

  • 17:00

    Shënohet 10-vjetori i Pyllit të Arinjve Prishtina. (“Pylli Arinjve”, afër Badocit)

Kalendari Arkiv