Ngjarjet e ditës: 18 mars 2024

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne Facebook.

  • 10:00

    Komisioni i Pavarur për Medie (KPM) raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) do të organizojë edicionin e 12-të të Javës Ndërkombëtare të Parasë. (Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan)

  • 10:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) organizon hapjen e “Javës së Arkivit të Hapur”, me ç’rast të interesuarit mund të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet e kësaj agjencie. (AShAK, rr. “Arbnor dhe Astrit Dehari”)

  • 11:00

    Mbahet konferenca në nisjen e edicionit të 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias. (Galeria Kombëtare e Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Franco Foda, mban konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komuna e Skenderajt dhe OVL UÇK organizojnë akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së luftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ragip Jashari. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj)

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton komunën e Lipjanit, pritet nga kryetari Imri Ahmeti. (Objekti i Komunës, Lipjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. Në rend dite janë miratimi i Listës Preliminare të Votuesve dhe i Qendrave të Votimit për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut etj. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 15:30

    Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Ndërtesa e Qeverisë, P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali)

Kalendari Arkiv