Ngjarjet e ditës: 19 tetor 2023

  • 09:30

    Mbahet takimi i dytë i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor. Marrin pjesë zv.ministri i MMPHI, Hysen Durmishi, Avni Ahmeti, zv.drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës etj. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama me rastin e fillimit të sezonit të ngrohjes 2023/24, viziton Ngrohtoren e Kryeqytetit “Termokos”. (Zyrat e “Termokosit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton propozimin vendimit të Qeverisë për ratifikimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N204) 

  • 09:30

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mbanë seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet panairi i artizanaleve. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

  • 10:00

    Mbahet dita e tretë e festivalit “Dita e Gështenjës”. (Deçan)

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Ndërtesën e Kuvendit, salla e Grupit Parlamentar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar AGROKOS që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në kuadër të projektit ”Mbështetja e sektorit të blegtorisë në regjionin e Dragashit” Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA mban ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për fermerët. (Brod, Dragash)

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban seanca plenare të rregullt. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën përurimin e disa rrugëve me kabëza. (Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv