Ngjarjet e ditës: 31 mars 2022

  • 09:30

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) publikon dokumenti  “Tipologjia dhe performanca energjetike e ndërtesave të  animit në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon dëshminë dëshmitari i mbrojtjes, Hazir Borovci, në procesin ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Vazhdon seanca plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e shtatë e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). (Objekti i ZRrE-së)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Kuvendi Komunal, Prizren)

  • 10:30

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) mban konferencën me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”, me ç’rast prezanton raportin vjetor nga monitorimi i gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komuna e Gjakovës mban dëgjim publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të komunës së Gjakovës, përkatësisht për zonat kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh, brenda lokacionit të Aeroportit të Gjakovës. (Salla e Kuvendit Komunal, Gjakovë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Buxhetit 2022 për komunat Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit nga kuvendet komunale. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

  • 11:00

    Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Pastasel)

  • 12:00

    Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi. (Biblioteka Kombëtare)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban aksion pranë Teatrit Kombëtar. Në konferencë do të flasë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Organizata “You Can Do” mban ngjarjen përmbyllëse të projektit “Mos më lini pas dorë” që kishte për synim trajnimin dhe pavarësimin financiar të grave dhe vajzave me nevoja të veçanta. (Hotel “International Prishtina”)

Kalendari Arkiv