Ngjarjet e ditës: 18 prill 2024

  • 08:40

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. (Varrezat e dëshmorëve të Prishtinës – Velani) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës. (Salla 1 Tetori) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet konferenca me temën: “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara”. Marrin pjesë: Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Arbëresha Loxha Stublla, Drejtore Ekzekutive e GLPS. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, mban simpozium shkencor “Ndryshimet strukturore të ekonomisë dhe konkurreshmëria”. (Salla e AShAK)

  • 10:00

    Bëhet Konstituimi i Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të Akademisë Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, Komuna e Lipjanit mban akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit, Lipjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Nër nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama  bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore. (Varrezat e dëshmorëve të Prishtinës – Velani)

  • 10:30

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në kuadër të Akademisë Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, bëhet promovimi i librit “Hallaqi i Vogël me Zemër të Madhe”. ( Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan) 

  • 13:10

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrës në Dyz, Podujevë. (Dyz, Komuna e Podujevës)

  • 14:00

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me nxënësit e shkollës “Ibrahim Mazreku”. (Shkolla “Ibrahim Mazreku”, Malishevë)

Kalendari Arkiv