Ngjarjet e ditës: 3 prill 2023

  • 07:00

    Nis greva e punonjësve të KEK-ut, të thirrura nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK) me kërkesë për ngritjen e pagave. (Në vendet e punës dhe para hyrje-daljeve të termocentraleve)

  • 09:00

    Zyra e Prokurorit të Specializuar fillon gjykimin për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 09:30

    Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë vazhdon seanca në rastin e njohur si “53 milionëshi”, ku i akuzuar është ish-ministri Pal Lekaj dhe të tjerë. E ftuar si dëshmitare pritet të degjohet deputetja Albena Rashitaj. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbajë konferencë për medie, me rastin e prezantimit të skitares Sophie Sorschag, e cila do të pranojë dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës. (Zyrat e KOK-ut, Shtëpia e Sportit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti i Albanologjisë në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe shoqata “Lëvizja”, promovojnë librin dyvëllimësh “Ilegalja Shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë“. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 11:00

    Komuna e Prizrenit pret në takim afër 40 agjenci turistike kombëtare nga Turqia, të cilat janë të njohura në Evropë për sjelljen e turistëve me organizimin e turneve turistike. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren)

  • 12:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Administratë Publike takohen me Irene Khan, raportuese speciale e OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Instituti për Aksion Afirmativ (IPAA) mban diskutim me temën “Historia e lëvizjeve politike e shoqërore në Itali përgjatë shekullit XX”. (IPAA, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)

  • 16:45

    Ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angılı, viziton komunë e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idrizi. (Zyra e kryetarit, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv