Ngjarjet e ditës: 5 dhjetor 2023

  • 09:00

    Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Kjo ngjarje shtyhet.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën “A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim?” Raphaël Kergueno nga Transparency International EU do të tregojë për praktikat më të mira evropiane të rregullimit të lobimit. Marrin pjesë dhe deputetet Mimoza Kusari-Lila (VV), Blerta Deliu (PDK) dhe Time Kadrijaj (AAK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO), në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, mbajnë tryezën “Reforma në drejtësi”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Rininë. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 10:00

    Ministria e Drejtësisë organizon konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan)

  • 11:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mban konferencë për medie. (Ministria e Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon 5 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku shqyrtohet në parim i Projektligji për gjendjen civile dhe projektligji për letërnjoftimin. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar sipas Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave  Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 13:00

    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mbajnë seancë të simuluar për miratimin e Rezolutës kundër korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët” në Vrajakë-Bratotin. (Komuna e Rahovecit)

  • 14:00

    OJQ “Toka” organizon konferencën e vullnetarizmit rinor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT) do të nënshkruajnë një kontratë të re bashkëpunimi, nga e cila do të përfitojnë sportistët. (Hotel “Swiss Diamond”) 

  • 17:00

    Komuna e Lipjanit organizon festivalin për fëmijë “Lipjani Këndon”. (Salla “Better Life”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë gjithëpopullore, me kërkesë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv