Ngjarjet e ditës: 26 maj 2022

  • 09:30

    Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit)

  • 09:30

    Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, Prizren)

  • 10:00

    Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe një anëtar të Komisionit të Pavarur për Media.​ (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës)

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me organizatat e Shoqërisë Civile, me temën, “Bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulore e Kosovës organizojnë disa aktivitete për nder të shënimit të ”Javës së Distrofisë 2022”. (Para Administratës Komunale në Prizren)

  • 10:30

    Komuna e Rahovecit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. (Rahovec)

  • 10:30

    Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Gorozhup. (Gorozhup, Prizren)

  • 11:00

    Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorit të kombit Bekim Sylka në Hamoc. (Hamoc, Rahovec)

  • 11:30

    Mbahen homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit Arben e Luan Qerimaj (Kompleksi memorial, Gllogjan)

  • 12:00

    Një grup i specializantëve protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para MSH-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Operacionit “Shigjeta”. (Maja e Pashtrikut)

  • 12:00

    Mbahet akademi mirënjohjeje ndaj veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë)

  • 14:00

    Mbahet  ceremonia solemne e nderimit me çmimin “Honor Degree – Excellence Leadership Award” të dy personaliteteve të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema dhe  Christopher Hyland. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI)

  • 15:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, vizitojnë Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK. (Sfaraçak i Ulët, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Promovohet romani më i ri i shkrimtarit Jusuf Buxhovi. (Libraria “Dukagjini”, Sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë)

  • 19:00

    LDK mban takim rajonal në Lipjan ku do të diskutohet me temën “Qytetet tona – digjitalizimi, planifikimi dhe transformimi”. Merr pjesë edhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku. (Shtigjet e Ecjes, Lipjan)

  • 19:30

    Hapet ekspozita “Thurrje kosovare” kushtuar grave krijuese kosovare Brenda dhe jashtë Kosovës. (Galeria e ASHAK)

  • 20:00

    Zhvillohet ndeshja finale Drita – Llapi. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv