Ngjarjet e ditës: 13 tetor 2023

  • 09:15

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Në fund të takimit do të ketë deklarim për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) organizon konferencën shkencore “Konferenca e ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët”. (AShAK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grup i specializantëve vazhdon protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. (Para Ministrisë së Shëndetësisë) 

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për investime të qëndrueshme. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

    Mbahet takimi i 235-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së) 

  • 10:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, pret në takim ish-auditorët e Përgjithshëm Inga Britt Ahlenius dhe Lage Olofsson. (Zyra Kombëtare e Auditimit)

  • 11:00

    Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet diskutim me temën “Cila është zgjidhja e krizës pas Banjskës”. (Qendra Mediale,  Çagllavicë)

  • 12:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet shpallja e Konkursit për pozitën e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

     

  • 14:00

    Mbahet seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhjen e radhës. (Zyra e KPM-së, Prishtinë)

  • 15:00

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, raporton në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Bëhet Konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv