Ngjarjet e ditës: 23 mars 2022

  • 09:30-16:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00 - 12:00

    Komuna e Deçanit organizon disa aktivitete në nderim të “Epopesë së Dukagjinit” dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë:

    10:00 – Krosi “Rruga e Lirisë me nxënësit e shkollave fillore (Gllogjan)

    10:30 – Ekspozita “Nismëtarët e Lirisë” nga artisti Besart Gashi (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve, Gllogjan)

    11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Jabllanicë

    12:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial i Dëshmorëve në Koshare

     

  • ‪10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Forumi Ekonomik i Grave (WEF) organizon diskutimin për Ligjin e Punës, me fokus në dispozitat të cilat rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore për të punësuarit. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezanton monitorimin me temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Sa arriti Kosova të plotësoj objektivat e këtij plani gjatë vitit 2021?”. (Zyrat e GLPS-së Rr. “Rexhep Luci”) 

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë. (Zyra e krytarit)

  • 10:00

    Zyrtari për Ndërmarrje Private në USAID, Methju Kulinane dhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjinit, mbajnë fjalim me rastin e hapjes së Panairit për Orientim në Karrierë të organizuar nga të rinjtë e Gjakovës. (Pallati i Kulturës, Gjakovë)

  • 10:30

    Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 11:00

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga Fushë-Kosova organizon aktivitetin me moton “Falenderim për NATO-n me rastin e 23-vjetorit të sulmeve ajrore”. (Shtatorja e ish-presidentit “Bill Clinton”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zhvillohet ndeshja Gjermani – Kosovë WU17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 12:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Sheshi “Skenderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë. (Zyra e krytarit)

  • 13:00

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga Fushë-Kosova organizojnë manifestimin qendror “Falenderim për NATO-n me rastin e 23-vjetorit të sulmeve ajrore”. (Gjimnazi “Hivzi Sylejmani”, Fushë-Kosovë)

  • 13:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie, në lidhje me premierën e parë për vitin 2022 shfaqjen “Romeo&Zhulieta” me koreografi nga Konstantin Uralsky. (​Teatri Kombëtar)

  • 13:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi. (Zyra e krytarit)

  • 14:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për medie. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish-objekti Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Zhvillohet ndeshja Slloveni – Austri WU17. (Stadiumi “ Zahir Pajaziti”)

  • 15:30

    Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Organizohet ceremonia e dekorimit të familjarëve të 116 dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Kryetari i komunës, Përparim Rama, do të mbajë një fjalim për nder të dëshmorëve të rënë për liri. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet konferenca për media e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 18:00

    Zhvillohet stërvitja zyrtare e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 18:30

    Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizon ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit. (Hotel “Emerald”)

Kalendari Arkiv