Ngjarjet e ditës: 3 nëntor 2022

  • 09:00

    Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) mban konferencë me rastin e 20-vjetorit të themelimit  me temën “Përshpejtimi dhe nxitja drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për Kosovën: Roli i bankave dhe financimit”. Marrin pjesë: Petrit Balija, kryeshef i Shoqatës; Albert Lumezi, kryetar i Bordit të Drejtorëve; Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

  • 10:30

    Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i qytetit të Mitrovicës, për Halil Kastrati, në shenjë mirënjohje për kontributin e rëndësishëm dhe të veçantë për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës. (Muzeu i qytetit, Mitrovicë)

  • 12:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton lidhur me organizimin e tryezave. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Komisioni për Integrime Evropian shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim eurodeputetët pjesëmarres në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, të kryesuar nga Romeo Franz. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

  • 14:30

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011: Lutfi Zharku, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish-ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Fillon punimet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. (Kuvendit i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Mbahet edicioni i dytë i “Le të flasim – Let’s talk” 2022. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv