Ngjarjet e ditës: 28 tetor 2023

  • 09:00

    Kampusi Inovativ i UBT-së, fillon punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, si dhe Konferencës për Lidership. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kampusi Inovativ i UBT-së, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës, organizata “Let’s do it Kosova” bashkë me KFOR-in organizojnë aktivitet për pastrimin e kryeqytetit. Merr pjesë kryetari Përparim Rama dhe përfaqësues të lartë të KFOR-it.  (Sheshi “Zahir Pajaziti”) 

  • 10:00

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, inspekton fillimin e punimeve në rrugën “Drenica”. (Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marsh në solidaritet me popullin palestinez. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 12:00

    Në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta e veprimtarit atdhetar, të burgosurit politik dhe luftëtarit të lirisë Nazmi Llapashtica, mbahen homazhe. (Dyz, Podujevë)

  • 13:00

    Grupi i Këshilltarëve Komunalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Gjilan)

  • 19:00

    Shënohet 9-vjetori i organizatës ETEA. (Qendra “Libart”, objekti “Hivzi Sulejmani”)

Kalendari Arkiv