Ngjarjet e ditës: 7 korrik 2021

  • 08:45

    Pritja e Gjeneralit Wesley Clark në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Gjenerali Wesley Clark viziton ministrin e Mbrojtjes ku do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së. Pas takimit, ministri Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Mbrojtjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. (Zyra e kryetarit)

  • 11:00

    Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) përuron objektin e ri të njësive për
    përpunimin e ushqimit dhe programin për aftësim profesional. (Sfaraçak i ulët, Vushtrri)

  • 13:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla pret në takim gjeneralin amerikan Wesley Clark. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Instituti Kombëtar Demokratik bën lansimin e raportit mbi vlerësimin gjinor “Deficiti Demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e Plotë e Grave”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:45

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim gjeneralin Wesley Clark. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv