Ngjarjet e ditës: 13 mars 2023

  • 08:20

    Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, për mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Energjisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizojnë tryezën me temën “Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë”. (Hotel “International Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mban konferencën me temën “Një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – Momentet kyçe dhe perspektiva”. (Klan Arena) 

  • 10:00

    Republikanët e Kosovës (REK) mbajnë konferencë për medie, në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, me moton “Zajednica – Kali Trojan “Serbia”. Merr pjesë dhe Nikola Sanduloviç, kryetar i Republikanëve të Serbisë. (Hotel “4 Points by Sharaton”, Marigona Residence, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Gjakovës organizon dëgjim publik lidhur me procedurat e shpronësimit të pronave me qëllim të ndërtimit të rrugës/dalja për Pejë. (Salla e Kuvendit, objekti i ish-Bankos-it, kati i katërt)

  • 10:30

    Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së. (Para Administratës së ShSKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, Kamenicë. (ShFMU “Fan S. Noli”, Kamenicë)

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë; Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim; Projektligjin për Prokurorin e Shtetit etj. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

  • 11:00

    Komuna e Malishevës përuron Shkollën e Mesme të Lartë “Hamdi Berisha”. (Malishevë)

  • 12:00

    Hapet ekspozita me fotografi nga Betim Bregovina, me titull “Të dua”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë)

  • 13:00

    Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), organizojnë tryezë diskutimi rreth mundësisë së transpozimit të kësaj direktive edhe në legjislacionin kosovar, me qëllim të rritjes së mundësive për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, dhe njëkohësisht mbështetjes së grave në realizimin e aspiratave të tyre për karrierë dhe familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv