Ngjarjet e ditës: 22 dhjetor 2022

  • 09:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. Në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për Zyrtarët Publikë; atij për Pagat në Sektorin Publik; për Sigurinë Kibernetike; për Tubimet Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Fillon aktiviteti “Karvani i vaksinimit”, aktivitet njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRT) organizon tryezën me temën “Zvogëlimi i hapësirave për ballafaqim me të kaluarën: Gjuha e urrejtjes dhe ballafaqimi me të kaluarën”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, mban konferencën e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ-në “Aktiv”, në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile për vetëdijesimin e publikut në lidhje me raportimin e korrupsionit. (Zyrat e APK-së, rr. “Shkodra”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Mbahet diskutim me temën “Të zhdukurit në Kosovë – çështje politike apo humanitare”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:00

    Avokati i Popullit mban konferencën e fundvitit për media lidhur me sfidat, punën dhe aktivitetet në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut. (Zyrat e IAP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Serbët në veri të Kosovës, protestojnë kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. (Rudar)

  • 12:00

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, ku shqyrton Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.(Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend të ditë janë: Ratifikimi i Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike me OPEC-un; shqyrtimi i Projektligjit për anti-dopingun; Projektligji për Bujqësi dhe zhvillim rural; atij për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje; debat parlamentar në lidhje me Raportin e KE-së për Kosovën; shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil etj. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00,

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet simbolik pranë zyrave të EULEX-it. (Zyrat e EULEX-it, Fushë-Kosovë)

  • 18:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thërret konferencë për media. (Drejtorina Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitorvicë)

  • 18:30

    Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë zyrtare për ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për më të mirët e vitit në kulturë, rini dhe sport. (Amfiteatri i Shkollës së Muzikës, Gjilan)

Kalendari Arkiv