Ngjarjet e ditës: 1 mars 2023

  • 08:45

    Me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqësues të Handikos-it takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. (Zyra e Kryeministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    PAWS International dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do të organizojnë punëtorinë institucionale për menaxhimin efektiv dhe human të popullsisë së qenve dhe reduktimin e numrit të tyre në rrugë nga perspektiva e nivelit qendror dhe komunal. (Pylli i Arinjve, afër Badocit)

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Profesori i Biologjisë (FSHMN), Halil Ibrahimi, prezanton llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”. Me këtë rast, ai do të mbajë një ligjëratë. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ Aktiv organizon një diskutim për bashkëpunimin ndërkufitar kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe rëndësinë e komunikimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim përfaqesues të Handikos-it, me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës. (Kabineti i Presidencës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Përfaqesues të Handikos-it takohen me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. (Zyra e Kryeparlamentarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryetarja e organizatës “Gratë Për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, mban konferencë për media. (Selia e VV-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Përfaqësues të Handikos-it takohen me drejtorë komunalë. (Komuna e Prishtinës)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 14:00

    Përurohen zyrat e shoqatës “Handikos” në Han të Elezit. Marrin pjesë Mathew Cullinane nga USAID-i dhe drejtoresha e organizatës “Komunitetet Globale”, Carrie Hessler Radelet. (Shtëpia e Kulturës në Hanin e Elezit)

  • 14:00

    Qendra e Solidaritetit të Amerikës, zyra në Tiranë organizon seminar me 20 udhëheqës sindikalë të SBASHK-ut. (Hotel “Royal “, Prishtinë)

Kalendari Arkiv