Ngjarjet e ditës: 20 nëntor 2023

  • 09:30

    Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” nga EO.

  • 10:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Konferencën Rajonale, ku do të lansohet hulumtimi rajonal me temën: “Ekonomia e Nënvlerësuar”. (Hotel “Prishtina”, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë/ transmetohet “live” nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takohen me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe bizneset. (Objekti i Qeverisë, salla P-38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, jep dëshminë e saj para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari. (Prokuroria Speciale e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Integrim Evropian mban takim. Marrin pjesë: Besnik Bislimi, zv.kryeministër, Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet gjykimi në mungesë për krime lufte në Kosovë ndaj Çedomir Aksiq. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova organizon aktivitete argëtuese e rekreative që edhe fëmijët jetimë në kushte të vështira jetësore të kenë mundësi të luajnë, të kënaqen e të ndjehen të barabartë. (“Blissville”, “Marigona Residence”)

  • 11:00

    Artpolis prezanton raportin hulumtues dhe panelin e diskutimit “Analizë e njohurive të studentëve mbi ekzistencën dhe zbatimin e Rregullores kundër ngacmimit seksual dhe ngacmimit në Universitetin e Prishtinës”. (Amfiteatri “Ali Hadri”, Universiteti i Prishtinës)

  • 11:00

    Qendra Avokuese për Kulturën Demokratike (OJQ ACDC) mban konferencën “Fuqizimi i perspektivës së të drejtave të njeriut nga këndvështrimi jo-shumicë”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e veriut)

  • 11:00

    Kombëtarja e Kosovës mban stërvitje para ndeshjes me Bjellorusinë. (Kampi i stërvitjeve, Hajvali)

  • 11:45

    Studentët e Fakultetit të Edukimit të UP-së do ta shënojnë në mënyrë simbolike Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve. Përmes një manifestimi paqësor, do të shprehin pakënaqësinë për neglizhencën e  institucioneve që në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë të vrarë në luftë të ngrihet një Kompleks Memorial/ Obelisk. (Para Teatrit Kombëtar, Prishtinë) 

  • 12:00

    “Integra Ngo” prezanton “Fjalorin e fjalëve të cilave nuk u nevojitet përkthimi”, një studim i pasurisë së gjuhës dhe lidhjeve ndërkulturore të komuniteteve të Kosovës, i krijuar në bashkëpunim me studentë të Universitetit të Prishtinës dhe atij të Beogradit. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

  • 13:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën e radhës, me temë zhvillimin ekonomik përmes bujqësisë. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve, do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Objekti i Qeverisë, salla P-38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Hapet ekspozita e artit “Fëmijët sjellin në jetë drunjtë përmes pikturës”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë)

  • 15:00

    Komisioni për Integrim Evropian takohet me Tomash Szunyog – shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.  (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Mediet fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq më pas do të mbahet konferencë për medie. (Presidenca e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:35

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për medie para ndeshjes me Bjellorusinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Kombëtarja e Bjellorusisë mban konferencë për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 19:00

    Kombëtarja e Kosovës mban stërvitje para ndeshjes me Bjellorusinë. (Stadiumi “Fadill Vokrri”)

Kalendari Arkiv