Ngjarjet e ditës: 27 korrik 2023

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 09:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 09:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 11:00

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës, në rend dite një varg pikash të papërfunduara. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet mbledhje komemorative në nder të profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes platformës Online Zoom.

  • 14:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe ai për Ligjin për zyrtarët publik. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e varrimit e profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi. (Varrezat e kryeqytetit)

  • 16:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme. (Ndërtesa e Kuvendit) 

  • 17:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mban takim me numër të madh të përfaqësuesve të bizneseve kosovare. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 17:30 - 20:00

    Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon aktivitete në çiklizëm, ping-pong, shah, shigjetari etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00 - 23:00

    Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon koncert me Alban Mehmetin, Taulant Sllamnikun, Emira Kika etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:30

    Komuna e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për diasporën organizon koncert me ELITA 5. (Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv